Ekskluzive/ “Nuk ishte hakmarrje kundër Tiranës”, flet heroi Dunga dhe tregon sekretin e kthimit të Vllaznisë

Nga Klaudio Ndreca

Në minutën e fundit, për të dhuruar golin e fitores në klasiken e Superiores dhe kundër ish-skuadrës. Padyshim që Dunga ka realizuar një golat më emocionues të karrierës në përballjen mes Vllaznisë dhe Tiranës, për t’i kthyer shkodranëve shijen e triumfit kundër bardhebluve.

Në përfundimin e këtij takimit “Sport Ekspres” ka intervistuar autorin e golit që ka treguar gjithë emocionet e përjetuara. Ndërkohë kur flitet për Tiranën, nuk mungon respekti nga ana e Dungës që pavarësisht kohës së vështirë që kaloi në kryeqytet, ky gol nuk konsiderohet si përmbushja “e hakmarrjes”. Por cili është sekreti i Vllaznisë për këtë nisje fantastike të kampionatit? Vetë trajneri gjerman!

Goli i fitores vjen në sekondën e fundit dhe kundër ish-ekipit tënd që u shpall kampion. Emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme apo jo?

Ti e di që këto janë momentet që e bëjnë futbollin kaq të bukur. Ka shumë emocione kur merr fitoren në minutën e fundit dhe arrin që të shënosh golin e triumfit.

Përpara se të futeshe në lojë, e kishte parandjenjën se do të tundje rrjetën?

Gjithmonë e kam këtë kërkesë dhe pritje nga vetja në çdo ndeshje.

A ishte kjo një “hakmarrje” e përmbushur nga ana jote kundër Tiranës?

Jo, nuk e shoh kështu. Nuk e kisha një ndjenjë të tillë për Tiranën. Situata pas dëmtimit tim ishte më e vështirë, por unë u përpoqa më së miri pa marrë parasysh të kaluarën. Pra nuk ka të bëj me një hakmarrje.

Festa në dhomat e zhveshjes. Na trego pak më tepër, çfarë iu tha trajneri?

Pas ndeshjes nuk kishte ndonjë bisedë në veçanti me trajnerin. Të gjithë ishim në një moment shumë të lumtur dhe e shijuar. Sa i përket trajnerin, me të flasim çdo ditë. Ai qëndron pranë nesh duke i kushtuar vëmendje gjithçkaje që mund të na shqetësojë. Kjo është arsye se përse Vllaznia po merr rezultate. Të gjithë lojtarët janë si një familje.

Titulli, a është ky momenti për t’ia vendosur si objektiv vetes? Sa shanse ka realisht Vllaznia?

Nuk i di shanset që mund të ketë çdo skuadër për të fituar titullin. Tani jemi në një moment të mirë, kemi organikën e duhur dhe nëse do të kemi përqendrimin, sigurisht që do të renditemi lart. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online