VIDEO/ Magji! E mbani mend si Bale turpëroi ndaj Barcelonës? E përsërit Ernest Muçi në “Europa League”, i jep fitoren Legias

0

Legia e Varshavës ka fituar në transfertë ndaj Spartak Moskë në shifrat 0-1. Në pjesën e dytë janë aktivizuar dy futbollistët shqiptarë si Lirim Kastrati dhe Ernest Muçi. Për talentin e Tiranës kishte më pak kohë në dizpozicion pasi u fut vetëm në minutën e 83, por sërish i tregoi aftësitë e tij në Europa League.

Muçi ka lënë pas kundërshtarin në driblim duke dalë nga vija e fushës, për të kujtuar veprimin e Gareth Bale në ndeshjen me Barcelonën. Pasimi për te Lirim Kastrati ishte i mrekullueshëm pasi u gjend me portën e boshatisur dhe duhej të dërgonte vetëm topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.