Lajme të mira priten nga Korça, gazetari zbulon vendimin për Skënderbeun: E zyrtarizon UEFA nesër

Lajme të mira pritet të vijnë nga Korça. Gazetari Romeo Xinxifi zbulon në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në “RTV Ora” të moderuar nga Drilon Xhepollari se Skënderbeu ka apeluar vendimin e dënimit të UEFA-s. Madje sipas tij qeveria e futbollit europian ka zbutur dënimin për bardhekuqtë. Kjo pasi nuk nevojitet të sigurohet pjesëmarrja në Kupat e Europës për për të ulur kohëzgjatjen e dënimit, por bëhet fjalë për vitet kalendarike ose sezonale.

“Sipas rregullave, nëse përfundon gjysma e dënimit, është 10 vite dënimi për Skënderbeun, ke të drejtë të apelosh dhe natyrisht mund të falesh me 2 ose tre vjet, ose mund të kesh edhe një dëm financiar. Këto janë rregulla që edhe vete Federata jonë e futbollit i ka huazuar nga UEFA. Ka kohë që përflitet. Por duket se drejtuesit e korçarëcve janë një bunker i vërtetë.

Edhe pse nën zë thonë se kanë një pritshmëri të madhe, në rrugë zyrtare nuk është thënë asgjë deri në këtë moment. Të paktën, sipas njoftimeve zyrtare që ka marrë klubi i Skënderbeut pritet që ditën e sotme ose ditën e nesërme të jepet zyrtare në faqen e UEFA-s kjo që është vendosur. Pra, nuk od të kemi një Skënderbe të dënuar për 10 pjesëmarrje në kompeticionet europiane, por për 5 vite kalendarike.”, ka thënë Romeo Xinxifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online