Inter Majemi u përball sot me Al Hilalin në turneun miqësor “Riyadh Season Cup”. Sigurisht që vëmendja ka qenë te Lionel Mesi, i cili dha kontributin e tij në fushë, pavarësisht se ekipi i tij u mposht me rezultatin 4-3. Ylli argjentinas ka treguar klasin e tij, pavarësisht se mban 36 vite mbi supe.
Driblimet kanë qenë gjithnjë pika e tij e fortë, të cilën nuk e ka harruar edhe në këtë moshë. Tifozët arabë kanë qenë dëshmitar të “magjisë” së kampionit në fuqi të botës. Kur kronometri po numëronte minutën e 65, Lionel Mesi shmang me lehtësi të madhe kundërshtarin në mesfushë. Këtij të fundit nuk i vlejti as mbajtja nga fanella, pasi sulmuesi argjentinas mjaftohet vetëm me një rrotullim për t’i shpëtuar mbulimit të tij dhe për të shërbyer më pas shokun e tij të skuadrës me një asisit të përkryer. Fatkeqësisht, mundi i tij nuk u shndërrua dot në gol nga lojtarët e Inter Majemit./Halit Delibashi- Sport Ekspres/
MESSI CRAZY SOLO RUN but these burgers can’t finish to save their lives.pic.twitter.com/u1eyZ80iQ6
— SB15460 (@SB15460) January 29, 2024