VIDEO/ A e ndihmoi emri i madh? Ndërhyrja e ashpër e Manesë shpëton pa u ndëshkuar me karton të kuq, plasin polemikat në rrjet

Senegali dhe Bregu i Fildishtë janë përballur sot në raundin e 1/16-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndeshja ka nisur e luftuar, teksa nuk munguan ndërhyrjet e ashpra që në minutat e para të saj. Sadio Mane kreu një ndërhyrje të rëndë në minutën e 9 të ndeshjes. Ish-lojtari i Liverpoolit goditi në këmbë me takat e ngritura kundërshtarin, por në fund arbitri i tregoi vetëm kartonin e verdhë.

Pavarësisht se në këtë kompeticion është i pranishëm VAR-i, teknologjia nuk ndërhyri në këtë rast. Nuk mund të mungonin polemikat në rrjetë, teksa opinion sportive e sheh si një favorizim të gjyqtarit karshi Manesë, duke u bazuar te emri i madh që senegalezi ka në futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online