Abissnet Superiore, renditja/ Egnatia i lë targën të gjithë rivalëve, Laçi dhe Skënderbeu me sytë nga 4 vendet e para

Është luajtur java e 21-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Tre takimet e para u zhvilluan të dielën, teksa sfida që ngriti siparin e kësaj jave ishte Laçi – Kukësi. Takimi përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Në të njëjtën ditë u luajtën edhe dy ndeshje të tjera. Skënderbeu regjistroi një triumf fantastik pasi mposhti Tiranën në “Air Albania” me rezultatin 3-4. Ndërsa takimi i zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit përfundoi në barazim 1-1.

Të hënën u luajtën edhe dy ndeshjet e tjera të kësaj jave. Takimi i parë i ditës ishte Egnatia – Erzeni, sfidë që përfundoi me fitoren e rrogozhinasve 3-2. Ndeshja e fundit e javës së 21-të u luajt në orën 17:00 mes Dinamo City dhe Kukësit. Takimi u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” dhe përfundoi me fitoren e Dinamo City 3-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online