Meksika dhe Argjentina zhvilluan një takim miqësor dje, me argjentinasit që arritën të fitonin me rezultatin 2-0. Edhe pse vendasit dominuan jo pak, u desh minuta e 44-të që të zhbllokohej sfida, kjo pasi portieri meksikan Oçoa edhe një herë tjetër tregoi se kur vjen koha për Kombëtaren ai është një mace e vërtetë.
Nuk kishte si të mungonte një pritje spektakolare e tij edhe ndaj Argjentinës, teksa në minutën e 33-të, “gardiani” meksikan ndali mjaft mirë Saravian, i cili po sulmonte portën. Oçoa konfirmohet dhe një herë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm që Kombëtares së tij.
Díganlo conmigo, el mejor portero de ?? es…
??¡ @yosoy8a ! ?? pic.twitter.com/GAh6aJijMD
— TUDN USA (@TUDNUSA) November 17, 2018