Napoli ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka mposhtur Komon me rezultatin 3-1. Goli i parë i ndeshjes u shënua që në sekondën e 25 dhe mban autorësinë e Mektomineit. Megjithatë pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 1-1, teksa Stefexa e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 43-të.
Ndërkohë në të 53-tën Lukaku kthen përsëri rezultatin në anën e Napolit. Belgu, pas asistit të dhënë në golin e parë, këtë herë shkundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Për të mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi mendoi Neresi në minutën e 86. Pasi mori një asist mjaft të bukur nga Lukaku, lojtari i Napolit i dërgoi shifrat në 3-1. Tashmë të kaltrit shkojnë në 4 pikë diferencë në krye të Serisë A, teksa ndjekësi më i afërt është Juventusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
David Neres Makes it 3-1 ?? pic.twitter.com/vWs285RwNr
— Napoli Zone (@TheNapoliZone) October 4, 2024