VIDEO/ Luan edhe Armando Broja, Southampton del me pikë nga fusha e Manchester City-t

Southampton ka përfunduar me sukses një transfertë tejet të vështirë si ajo ndaj Manchester City-t. Gjatë pjesës së parë “shenjtorëve” u është mohuar një penallti. Arbitri fillimisht drejtoi dorën nga pika e 11 metërshit, por më pas VAR-i dha verdiktin e kundërt, duke vijuar lojën normalisht.

Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës pati vend edhe për Armando Brojën. Gati 30 minuta për të në fushë, por nuk mundi të shfaqte potencialin e tij, teksa Southampton po përpiqej më tepër të ruante një barazim se sa të hidhej në aventurë drejt sulmit. Sulmuesi shqiptar pëson edhe një ndërhyrje të rëndë gjatë lojës, kur Ake ngre këmbën më shumë seç duhet dhe e godet në fytyrë.

Megjithatë Broja e ka kaluar pa probleme këtë moment dhe ka vazhduar lojën. Në minutat e fundit të takimit Sterling shtyn topin drejt rrjetës, por arbitri dhe VAR-i i ndërpresin shpejt festën dhe akordojnë pozicion jashtë loje. Ndeshja mbyllet në shifrt e barabarta 0-0, me Southampton-in që del me një pikë nga fusha e “qytetarëve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online