Andi Zeqiri është një nga talentet më premtues shqiptarë dhe pak muaj më parë ishte pranë arritjes së marrëveshjes për të përfaqësuar Kosovën. Vetë palët do të lajmëronin dakortësinë, por në fund 22-vjeçari tregoi se ishte duke luajtur me dy porta, teksa zgjodhi përfundimisht të vishte fanellën e Zvicrës.
Një veprim i tillë u pa si një pabesi nga tifozët e Kosovës, të cilët nuk kanë ngurruar t’ja përplasin në fytyrë mendimin e tyre. Vetë Zeqiri pranoi hapur në konferencë se vendimi ishte i tiji për të zgjedhur Zvicrën, e madje u shpreh se priste kritika në këtë fakt.
Dhe ato nuk kanë munguar. “Dardanët“ janë mbledhur në rrugët e Cyrihut, duke kënduar në kor frazën: “Andi Zeqiri, o more tradhëtar, qysh e shite ti Kosovën, franga dhe dollarë“. Gjithashtu nuk kanë munguar thumbimet as në stadium. Një banderolë me fjalët: “Andi tregtari, pazarxhi i natës, mashtruesi i Kombëtares”, ishte shpalosur në tribunën ku ndodhej tifogrupi “Dardanët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Për: Andi Zeqirin
? Nga: Dardanët pic.twitter.com/CD4mBefvcD— Dardanian Footy (@DardanianFooty) March 29, 2022