Istanbulspori ka fituar ndeshjen e sotme kundër Alaniasporit me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48 dhe mban autorësinë e një lojtari shqiptar. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Kukësit, Valon Et’hemin. Ky i fundit realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, duke shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij.
Vendasit kishin mundësinë të barazonin rezultatin në minutat e fundit të kohës së rregullt dhe kjo falë.. Kristal Abazajt. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 72-të, por në të 87-n u detyrua të largohej sërish. 26-vjeçari ndërhyn në mënyrë të gabuar në zonë në minutën e 86, duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me të verdhë. Por vetëm një minutë më vonë, arbitri do të tregonte përsëri kartonin e verdhë në fytyrën e Abazaj, i cili lë Istanbulsporin me 10 lojtarë. Por për fatin e mirë të verdhezinjve nga Stambolli, lojtari i Alaniasporit humb penalltinë dhe tre pikët u takonë atyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing