VIDEO/ Lojtari “më i urryer” te Napoli! Gafa e fundit e Elseid Hysajt, largohet duke i hequr “Champions League”

Elseid Hysaj ka luajtur në mbrëmjen e sotme edhe ndeshjen e fundit me ekipin e Napolit. Tashmë mbrojtësi shqiptar duhet të marrë vendimin për vazhdimin e karrierës së tij, ndërsa menaxheri Xhuifredi është shprehur se ofertat nuk janë të pakëta.

Gjithmonë ky lojtar ka pasur kundërshtinë e tifozëve që kërkonin më tepër cilësi në krahun e Napolit, veçanërisht sa i përket aspektit sulmues. Në ndeshjet e fundit të këtij sezoni Hysaj ka ardhur në ngritje, për ta përmbyllur me gafën e radhës.

Napoli barazoi në shifrat 1-1 ndaj Veronës dhe pas këtij dështimi nuk arrin që të kualifikohet në “Champions League”. Një lojtar shqiptar do të shënonte dhe tjetri ka gabuar. Rrahmani dërgoi topin në rrjetë fillimisht te Napoli, ndërsa Hysaj nuk mbylli dot në krahë Faraonin, duke i lënë hapësirën e nevojshme për të dërguar topin në rrjetë.

Ky gol i kushton shumë Napolit që duhet të bëjë pa “Champions League” në sezonin e ardhshëm, ndërsa Hysaj është kthyer në lojtarin më të urryer te tifozët e Napolit për momentin. Gjithashtu edhe në bazë të vlerësimit të “Tuttomercatoëeb” mbrojtësi shkodran merr notën 4.5 dhe paraqitja e tij përcaktohet vetëm me një fjalë: “Katastrofë”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online