Zrinjski ka arritur që të fitojë edhe ndaj Tobolit pasi eliminoi Tiranën. Skuadra boshnjake ia doli që të triumfojë me shifrat 1-0, megjithëse po luante me 10 lojtarë që nga minuta e 54 pasi Corulka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Goli i vetëm i ndeshjes mbërriti nga Niko Jankovic, lojtari i cili shtangu Visar Bekajn në ndeshjen e fundit me një super gol nga distanca. Këtë herë kroati ka prodhuar një magji tjetër teksa shënoi direkt nga goditja e këndit. /Sport Ekspres/
Niko Jankovi? direktno iz kornera u 76. minutu doveo Zrinjski do prednosti. Majstorija! pic.twitter.com/WiO37dj0kd
— Mondo.ba Sport (@MondoBiHSport) August 4, 2022