Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën. Një triumf ky që solli trofe te durrsakët me rastin e 100-vjetorit të krijimit të skuadrës. Ndërkohë nuk ka munguar edhe entuziazmi i madh brenda klubit, që futbollistët e shfaqin edhe jashtë tij. Albano Aleksi ka dhuruar spektakël në intervistën e dhënë për “Ora News”.
Teksa po pyetej më saktësisht nga ana e kryeredaktorit të sportit në këtë televizion, Altin Sulçe, Aleksi ka rrëmbyer mikrofonin e pyetur sesi ndihej pas fitores së Kupës nga ana e Teutës. Një moment ky që ka shkaktuar të qeshura pasi ishte një surprizë e këndshme gjatë transmetimit direkt. /Sport Ekspres/