Hrvatski Dragovoljac ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Sibenikut. Në listën e golashënuesve përfshihet edhe emri i Bernard Karricës. Lojtari i Kombëtares Shpresa ka qenë protagonist duke shënuar golin e dytë të takimit.
Në minutën e 43-të, Karricë shtyn në rrjetë një top të hedhur në zonë nga Bristric, duke dyfishuar kështu rezultatin. Hrvatski Dragovoljac ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme, teksa ngushton në 8 pikë diferencën me Istran e vendit të parafundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/