VIDEO/ Lojtari i Empolit e poshtëron sulmuesin e Serbisë, e kapi nga veshët si të ishte fëmijë i pabindur

Juventusi mundi Empolin 4-0 në ndeshjen e tyre më të mirë këtë sezon dhe Dushan Vlahoviç nuk shënoi. Sulmuesi serb ishte titullar, ndërsa Allegri e largoi atë në minutën e 65-të për ta ruajtur për ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s në mesjavë.

Vlahoviç para se të largohej nga loja, pati një incident me lojtarin e Empolit, Filippo Bandinelli, kur ky mesfushor poshtëroi lojtarin e kombëtares serbe. Pas rënies së Vlahovicit në zonën e rreptësisë, Bandinelli e kapi nga veshi si të ishte fëmijë i pabindur.

Askujt nuk i pëlqen të tërhiqet nga veshët dhe këtu nuk bën përjashtim Vlahovic, i cili reagoi ashpër dhe filloi të merret me mesfushorin e Empolit. Arbitri Fabri vendosi të heshtë për gjithçka, asnjë nga lojtarët nuk u ndëshkua dhe Allegri e qetësoi Vlahovicin duke e nxjerrë nga loja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online