Arsenali ka mposhtur Ulverhemptonin me rezultatin minimal 0-1, por më shumë se sa goli ishte diçka tjetër ajo që tërhoqi vëmendjen. Gabriele Martineli ka lënë fushën përpara kohe, pasi i është dashur të largohet në minutën e 69 nga loja. Futbollisti i “topçinjve” është ndëshkuar me karton të kuq në një mënyrë që nuk është parë ndonjëherë në historinë e futbollit.
Arbitri ka ndalur lojën për një faull të kryer nga Martineli dhe brenda pak sekondave i tregon dy herë kartonin e verdhë. Gjyqtari kryesor i takimit e ka ndëshkuar futbollistin për dy ndërhyrje të gabuara përgjatë të njëjtit aksion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/