Shoku i ekipit tregon prapaskenat e penalltive, Verde: Mjaftoi një shikim me Manajn për të vendosur

Specia mori një barazim të vlefshëm kundër Salernitanës pak ditë më parë, ku protagonisti kryesor ishte Rei Manaj. Ky i fundit tundi rrjetën nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa më pas do të fitonte penalltinë e dytë për skuadrën e tij, e cila u përkthye në gol nga Verde. Futbollisti italian ka dhënë një intervistë për “Il Secolo XIX”, në të cilën ka rrëfyer se mjaftoi një shikim me Rei Manajn për të vendosur se cili do të ekzekutonte penalltitë atë mbrëmje.

“Kur arbitri Valeri dha të parin, ne folëm me Rei Manajn. Më tha se nëse do të godiste, donte të vazhdonte në këtë rrugë pozitive për të. E lashë shakanë në heshtje, isha i sigurt se do të shënonte, kisha shumë besim tek ai, mund ta ndjeja. Në të dytën, u pamë me njëri-tjetrin dhe mjaftoi, pa folur, një gjest për të kuptuar se do ta kisha shënuar, i cili u ndje në të njëjtën mënyrë nga ana e tij. Dhe ne barazuam me meritë”, ka thënë Daniele Verde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online