VIDEO/ Lojtarët e Shqipërisë e mbyllin në Cavaliero Club, në skenë ngjitet Tayna dhe Artjola Toska

Mbrëmja e sotme do të jetë festive për lojtarët e Shqipërisë. Kombëtarja do ta mbylli gjithçka në Air Albania, atje ku do të përballet me Ishujt Faraoe. Menjëherë pas saj, në stadium do të ketë koncert dhe festë, për ta mbyllur siç i ka hije rrugëtimi fantastik në kualifikueset e Europianit.

Më pas futbollistët e Kombëtares do të shkojnë në festën e organizuar në Cavaliero Club. Ajo do të nis në orën “23:59”, teksa të ftuarit kryesor si këngëtar janë Tayna dhe Artiola Toska. Gjithçka e merituar, pasi këta lojtarë janë heronj e Shqipërisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *