VIDEO/ Lojtarët e Kombëtares festojnë barazimin me tifozët, kërcejnë e brohorasin: O sa mirë me qenë shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare ka marrë një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë me Republikën Çeke. Nedim Bajrami shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone, duke vulosur shifrat në 1-1. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Anthony Taylor, lojtarët e Kombëtares kanë shkuar në cepin e fushës, aty ku gjendeshin tifozët e zjarrtë të ekipit kombëtar.

Të gjithë të kapur krahë për krahë kërcejnë dhe brohorasin së bashku me tifozët kuqezinj. “O sa mirë me qenë shqiptar“, është fraza që dëgjohet të dalë nga goja e lojtarëve dhe e tifozëve të pranishëm në stadium, të cilët ishin më të pakët në numër se çekët, por kurrsesi më pak të zhurmshëm se ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *