VIDEO/ Lojtarët e Coventry i shihnin vetëm targën “ALB”, Armando Broja i furishëm me shpejtësinë nga mesfusha

Nëse arriti që të realizonte një super ndeshje dhe të driblonte lojtarët e Manchester City, çfarë mund të pritej në FA CUP ndaj Coventry? Trajneri Hasenhutl kishte zgjedhur që të linte në stol lojtarët më të mirë, ku së bashku me ta, edhe sulmuesi shqiptar ishte në pankinë në ditën e sotme. Lojtari i Kombëtares hyri në fushë në minutën e 61 duke nisur që të argëtohet në fushë, siç di të bëjë vetëm ai. Driblime dhe shpejtësi e frikshme, nëse Broja merr krahun, portieri kundërshtar duhet të bëhet gati.

Sulmuesi ynë ishte shumë afër golin në shtesën e parë duke shpikur një aksion i vetëm. Broja ishte i papërmbajtshëm në krahë duke i lënë targën “ALB” kundërshtarit. Armando me zotërimin e topit ishte edhe më i shpejtë sesa kundërshtari që ishte pa top. Megjithatë këtë herë ajo që i mungoi ishte konkretizimi, megjithëse tifozët shpërthyen për një moment pasi janë mësuar tanimë me golat e shqiptarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online