Debutimet dhe ëndrrat që bëhen realitet! Uzuni do të shkelë në “Bernabeu” dhe Asllani pret vendin e tij në Serie A, ja legjionarët që luajnë sot

E diela vjen me pritshmëri për legjionarët që luajnë në Europë. Edon Zhegrova pret momentin e tij për të debutuar në fushë me fanellën e Lille-s dhe një mundësi e tij mund të vijë përballë Messi-t dhe yjeve të tjerë të PSG-së. Por një mbrëmje me emocione të forta do të kalojë edhe Myrto Uzuni.

Sulmuesi shqiptar ka shansin e artë të bëjë realitet ëndrrën e tij për të shkelur si futbollist në “Santiago Bernabeu” e për tu përballur me Realin e Madridit. Uzuni u transferua në limitet e merkatos së janarit në radhët e Granadës dhe sot mund të vijnë edhe minutat e para me skuadrën e re.

Ndërkohë në Serie A Empoli përballet me Bologna-n dhe me fanellën blu mbi supe pritet të jenë dy lojtarë shqiptarë, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Ky i fundit ka marrë besimin e trajnerit dhe do të zëvendësojë Ricci-n e larguar. Në krahun tjetër Rrahmani do të udhëheqë prapavijën e Napolit përballë Venezia-s, ndërsa Gjimshiti bën të njëjtën gjë kundër Cagliari-t.

Itali

12:30 Atalanta – Cagliari

15:00 Bologna – Empoli

15:00 Venezia – Napoli

18:00 Udinese – Torino

Francë

20:45 Lille – PSG

Gjermani

13:30 Darmstadt – Hamburger

Spanjë

21:00 Real Madrid-Granada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online