Arabia Saudite ishte surpriza e më e madhe e Botërorit deri më tani. Kombëtarja nga Lindja e Mesme përmbysi Argjentinën e Leo Mesit, duke fituar me rezultatin 1-2. Një fitore që arabët e kanë përjetuar së tepërmi, madje duke shpallur edhe pushim ditën e nesërme. Në skuadrën e Al Shababit kanë vendosur ta festojnë ndryshe fitoren e Kombëtares së tyre.
Lojtarët e këtij ekipi kanë hyrë në dhomën e hotelit të Ever Banegës, për t’u tallur me humbjen e Kombëtares së këtij të fundit. Sapo është hapur dera, futbollistët kanë nisur të kërcejnë e të këndojnë rreth ish-lojtarit të Valencias, që duhet të durojë kështu ngacmimet për turpërimin e Argjentinës. Megjithatë, Banega e ka pritur me sportivitet gjestin e shokëve të skuadrës, teksa shihet të buzëqeshë në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? ?????? ?????? ???
?????? ??????? ?????? ?????? ???#???????_??????? pic.twitter.com/jlSFxaXpzo— ???? ?????? ??????? (@AlShababSaudiFC) November 22, 2022