LAJM I FUNDIT/ Zyrtarizimi që trondit botën e futbollit, Manchester United largon Cristiano Ronaldon

Raporti mes Manchester United-it dhe Cristiano Ronaldos është thyer përfundimisht. Deklaratat e yllit portugez në intervistën me Piers Morganin e dërguan drejt një rruge që nuk kishte më kthim mbrapsht. 38-vjeçari tha hapur se nuk e respektonte trajnerin e “djajve të kuq“, si dhe kritikoi ashpër pronarët e klubit.

Kaq ka mjaftuar që pak ditë pas asaj interviste të vijë edhe vendimi zyrtar i Manchester United-it në lidhje me këtë çështje. Klubi anglez ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e kontratës me Cristiano Ronaldon, për të cilët shkruan se ka ndodhur në mënyrë konsensuale.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në ‘Old Trafford’”, shkruhet në komunikimin zyrtar të Manchester United-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online