VIDEO/ Lojtarë që ecin! Nexhipi i mërzitur dhe Josa i tronditur, goli i dytë që nuk lidhet me emrin e Kukësit

Kukësi ka marrë një humbje të vështirë ditën e sotme. Partizani e ka mposhtur me shiftat 4-0, duke marrë lehtësisht tre pikët nga ky takim. Në harkun kohor të 3 minutave, të kuqtë realizojnë dy golat e parë. Madje në rastin e Çinarit nxjerrin në pah edhe problematikat e verilindorëve.

Lojtarët e Kukësit më tepër ecin se sa vrapojnë gjatë aksionit të golit të dytë. Mbrojtësit rreshtohen në mënyrë të gabuar duke hapur si me magji hapësirat për Çinarin që më pas tund rrjetën. Pësimi i një goli të tillë nuk lidhet aspak me emrin e Kukësit, që dekadën e fundit ka qenë një nga klubet që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

Mërzitja duket qartë në fytyrën e Nexhipit, që nuk e fsheh dot zgjënjimin e pësimit të një goli të tilë. E madje tronditjen nuk e mohon as trajneri Josa. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, kreu i pankinës së Kukësit është shprehur se nuk e kupton si mund të pësohet në atë mënyrë nga skuadra e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *