Në mesin e dekadës së shkuar Liverpuli bëri diçka epike, duke fituar Champions League ndaj Milanit pas disavantazhit 3-0 në pushim (3-3 në pjesën e dytë, The Reds triumfuan me penallti).
Po Liverpuli përmbysi këtë sezon Barcelonën në Champions, me një fitore të pabesueshme në Anfield, pas humbjes 3-0 në Barcelonë.
Megjithatë, në futboll ka gjithnjë çudira dhe një e tillë ka ardhur një ditë më parë nga Korea e Jugut, ku Gangwon ka fituar 5-4 ndaj Pohang Steelers, në një sfidë të divizionit të parë koreano-jugor.
Pohang shkoi në avantazh 2-0 në pushim dhe kryesonte 4-0 deri në minutën e 71-të, me brazilianin Wanderson Carvalho që shënoi 3 herë.
Prej minutës së 71-të nisi tërmeti vendas: Cho Jae-Wan shënoi në minutat 71, 92 dhe 94, Sielis në minutën e 79-të dhe Jung Jo-Gook në minutën e 96-të.
Nëse keni parë përmbysje më të çmendur, keni parë gjithçka nga futbolli!