Liverpuli i këtij viti është shumë larg atij të sezonit të shkuar, ku rrëmbeu titullin me një ecuri të pandalshme në Premier Ligë. Por tashmë të kuqtë e Jurgen Klopit e kanë humbur tërësisht busullën në kampionat, ku e shohin veten në vendin e 7 në tabelën e renditjes.
Shuplaka e radhës i vjen këtë herë nga Çelsi, që me Tuhel në pankinë duket se ka rilindur. Supersfida ka përfunduar me shifrat e ngushta 0-1. Ishte perla e talentit Maunt ajo që solli golin e vetëm të këtij takimi, të shënuar në minutën e 42-të. Pas një sprinti në krah, lojtari i bluve të Londrës zhvendoset nga pjesa anësore drejt qendrës, nga ku lëshon një goditje mjeshtërore që e dërgon topin ngjitur me shtyllën e Liverpulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/D9INE_EPL/status/1367597143276412930