VIDEO/ Liverpuli i frikshëm edhe me mungesa, shkatërron “ujqërit” dhe ndjekin Totenhemin në krye

Liverpuli ndjek hap pas hapi Totenhamin në krye të klasifikimit, teksa “të kuqtë” shkatërrojnë me shifrat 4-0 Wolvesin. Rreshtimi i Klopit funksionoi më së miri të cilët dominuan kundërshtarin që nga fillimi i takimit deri në fundin e lojës. Golat u shënuan nga Salah, Ëijnaldum dhe Matip. Gjithashtu ish-mbrojtësi i Barcelonës, Semedo, u tregua mjaft i pafat duke shënuar një autogol në portën e tij.

Pavarësisht mungesave te shumta, skuadra e Liverpulit po funksionon më së miri. Pas kualifikimit në fazat finale të Champions League, tashmë kampionët e Anglisë vazhdojnë rrugën e duhur, në qëllimin e mbrojtjes së titullit. Ndeshja e ardhshme e të kuqve do të jetë në Champions përballë Midtylland, e cila do të jetë një sfidë formale, pasi e kanë siguruar kualifikimin./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futurefights360/status/1335689213895905280

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online