“Ibra? Unë isha më i krisur, i thoja ta qepte”, sinqeriteti i Gatuzos: Nuk dua lojtarë si unë, këtë futboll nuk dija ta bëja

Napoli ka marrë një fitore të thellë me shifrat 0-4 në fushën e Krotones. Një rezultat ky që patjetër kënaq të kaltrit, të cilët po kthehen në rrugën e duhur në kampionat. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Xhenaro Gatuzo ka folur për mënyrën e lojës që dëshiron nga ekipi i tij. Trajneri italian njihet për lojën e tij të ashpër që zhvillonte kur luante si futbollist, por tashmë i ulur në krye të pankinës kërkon një tjetër lloj futbolli. Gatuzo është shprehur se kërkon lojtarë teknik dhe jo si puna e tij, ndërsa shton se këtë lloj lojë që dëshiron nga skuadra nuk mund ta bënte në kohën kur ishte ende aktiv në fushën e lojës.

“Nuk dua lojtarë që ngjajnë si unë, por dua një ekip. Dua lojtarë teknik. Një futboll kaq “të menduar” si ai që i kërkoj futbollistëve të mi nuk dija ta bëja. Futbolli i viteve të fundit ka ndryshuar dhe prandaj ka gjithmonë për të përmirësuar”, ka thënë Gatuzo. Më tej, trajneri i Napolit ka folur edhe për të shkuarën e tij të Milani dhe raportin e tij me Zllatan Ibrahimoviç.

“Unë nuk vuaja nga presioni i tij. Isha më i krisur se ai. Ndonjëherë i thoja ta qepte, sepse e ngrinte zërin me ndonjë shok me të cilin nuk duhej bërë. Për shembull, ai duhej të ishte më i qetë me Abateb. Ibra e bëri atë të kalojë nëpër dhimbjet e ferrit. Ai ka një mentalitet të çmendur, nëse humbet një ndeshje është i aftë të shkatërrojë një dhomë zhveshjeje. Sot lojtarët janë ndryshe, ne kërkonim më shumë përqendrim”, ka rrëfyer Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online