VIDEO/ Liverpool u mbyll gojën kritikëve dhe Chelsea i falet Tottenham-it, java e fundit plotëson hartën Champions në Angli

Titulli ishte një kapitull i mbyllur prej javësh në Premier League, por ajo që mbetej ende e hapur deri në minutat e fundit të kampionatit ishte zona Champions. Pas një sezoni me shumë luhatje dhe kritika, Liverpool u mbyll gojën të gjithëve, teksa në javën e fundit siguron vendin e 3-të në renditje dhe pret biletën për në kompeticionin më të lakmuar për klube në Europë.

Ndërkohë një hap fals është hedhur nga Chelsea, që ka humbur në shifrat 1-2 kundër Crystal Palace. Por skuadra e Tuchel ka arritur të sigurojë vendin e katërt dhe për këtë duhet t’i falet Tottenham-it. Deri në minutën e 75 blutë e Londrës ishin jashtë Champions League, pasi Leicester ishte duke udhëhequr takimin me Spurs. Por këta të fundit reagojnë në minutat e fundit, duke përmbysur gjithçka në 2-4 dhe lënë jashtë top katërshes dhelprat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CenkCOYS/status/1396508485781794817

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online