VIDEO/ Lirim Kastrati debutoi te Legia e Varshavës, pasimi që erdhi si me…telekomandë!

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka debutuar zyrtarisht me skuadrën polake të Legia së Varshavës në ndeshjen ndaj Slask Ëroclaë. Kastrati u aktivizua në minutën e 46-të, në pjesën e dytë. Fatkeqësisht ylli shqiptar nuk arriti të ndihmojë skuadrën, e cila pësoi një disfatë me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë paraqitja e tij ishte pozitive në ato minuta të para.

Një pasim si me telekomandë u dha në minutën e 81 të takimit për Pekhart, duke nxjerrë bllof mbrojtjen e kundërshtarëve. Megjithatë sulmuesi kryesor i Legias nuk ka arritur që të shfrytëzojë mundësinë e pastër. Lirim Kastrati nuk është i vetmi shqiptar që luan me fanellën e Legias së Varshavës. Në këtë ndeshje ishte i pranishëm ish lojtari i Tiranës, Ernest Muçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online