“Ronaldo? Faleminderit, por i përket së shkuarës”, Chiellini gradon yllin e ri: Kjo do jetë skuadra e Dybalas

Mungesa e Cristiano Ronaldos tek Juventusi është letësisht e dukshme, bardhezinjtë pësojnë një tjetër disfatë, këtë herë ndaj Napolit. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Moratën, skuadra e Allegrit nuk arriti të mbajë rezultatin, duke dalë pa pikë nga stadium “Diego Armando Maradona”. Teksa tifozët e Juventusit kritikojnë drejtuesit për shitjen e Ronaldos, Chiellini mban gjallë frymën e ekipit duke deklaruar se tashmë portugezi është e shkuara.

“Duhet të punojmë shumë që të jemi një skuadër. Sot (dje) mendoj se merituam të paktë një barazim, por kemi qenë më parë në situata të tilla. E di që do të ja dalim. Kur ke një lojtar në ekip si Cristiano Ronaldo, ku i gjithë ekipi luan për të, përshtatja pas largimit të tij është i vështirë. E falënderojmë Cristianon për kontributin e dhënë, por tashmë është e shkuara. Kjo do të jetë skuadra e Paolo Dybalas.”- u shpreh Chiellini./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online