Mario Mitaj ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al Itihadit. Megjithëse luan në pozicionin e një mbrojtësi, futbollisti 20-vjeçar nuk ka pritur shumë për të festuar golin e tij të parë në Arabinë Saudite. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka hyrë në fushën e lojës nga stoli dhe ia ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Futbollisti shqiptar bëri për një moment Lionel Mesin, teksa ia doli të kalonte me sukses 6 lojtarë të Al Kadisias dhe ta çonte topin në rrjetë 3-1. Al Itihadi është ende duke luajtur ndeshjen e Al Kadisias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/