Lionel Mesi është një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit. “Pleshti” argjentinas na ka mësuar gjithmonë me lëvizje spektakolare që fitojnë edhe duartrokitjet e tifozëve. Por për të kuptuar se është lojtari më inteligjent duhet t’i kthehemi pak shkurtit të 2016.
Barcelona do të fitonte në shifrat 6-1 ndaj Celta Vigos, ndërsa Lionel Mesi “shpiku” një mënyrë të re sesi do të kalonte kundërshtarin. Teksa u vërtit rreth arbitrit, argjentinasi i la rivalit të kuptonte se do të dilte pas shpinës së gjyqtarit, por në fakt doli me top nga krahu tjetër. Ndërkohë futbollisti i Celta Vigos “ngeci” pas arbitrit dhe nuk arriti që ta ndalonte dot. /Sport Ekspres/