Brazilianët shquhen për cilësitë e tyre teknike dhe numrave të shumtë që bëjnë në fushën e blertë. Rafael Augusto është ai që ka bërë një numër mjaft të bukur në elitën e futbollit indian. Sigurisht që nuk njihet në vendin tonë, por na e prezanton Erik Flores.
Braziliani, i cili në të shkuarën ka luajtur në Superiores me Kukësin, ka postuar një video të tij në “Instagram”. Padyshim një lëvizje mjaft e bukur e 27-vjeçarit. Mesfushori është pjesë e Çenaijin, ndërkohë që nëse kontrollon CV-në e tij zbulon se ka luajtur në MLS me DC Junajtid dhe në Poloni me Legian e Varshavës.
Vetë faqja zyrtare e “Indian Super League” ka bërë një koment për numrin e Augustos, teksa shkruan: “A jeni duke kërkuar për disa numra të bukur futbolli? Kjo është dhurata e Rafael Augustos për ju!”
https://www.facebook.com/IndianSuperLeague/videos/183980245869793/