Shqipëria në shtator mund të ketë gati një stadium të ri. Punimet tek “Arena Kombëtare” janë drejt përfundimit. Pritet që shumë shpejt të përfundojë edhe mobilimi i ambienteve të brendshme, ndërkohë javën e ardhshme nisin edhe punimet për fushën.
Ajo mund të jetë gati për një muaj dhe më 15 gusht pritet që UEFA të bëjë një kontroll. Sikurse e kërkon procedura, para se të zhvillohet një ndeshje zyrtare, duhet bërë një test. Zhvillimi i Superkupës së Shqipërisë, më 18 gusht, është njëri opsion.
Partizani e Kukësi do kishin dëshirë ta inauguronin stadiumin, ndryshe do të ndodhë që të luajë njëra prej kombëtareve të moshave. Synimi kryesor është që në shtator të luhet ndeshja me Islandën dhe sot ka ardhur një lajm i mirë, pasi është shembur një objekt para stadiumit.
Sheshi para “Arenës Kombëtares” ishte “pengu” i fundit dhe tashmë edhe aty po nisin punimet dhe sheshi “Italia” me shumë mundësi do të përfundojë në kohë dhe në shtator Shqipëria mund të luajë në shtëpinë e re.
Sa do kushtoje nje bilete per te pare ndeshje LIVE nga kulla?