Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. “Aspirinat” kanë shkëlqyer përballë Fejnordit, të cilin e kanë mposhtur me rezultatin 0-4. Kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë vendosur ndeshjen që në pjesën e parë të saj.
Florian Virtci shënoi dy herë gjatë pjesës së parë të takimit, më saktësisht në minutën e 5 dhe të 36. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Grimaldo (30′), ndërsa Velenrojtheri vulosi rezultatin përfundimtar në 0-4 me autogolin e shënuar në minutën e 44-t. Një fitore bindëse e Leverkusenit, që frikëson kështu Milanin, i cili do të jetë kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FLORIAN WIRTZ AT THE DOUBLE WITH A GREAT FINISH ON THE VOLLEY FOR THE THIRD!!!
A BRACE ON HIS CHAMPIONS LEAGUE DEBUT!!!
JEREMIE FRIMPONG WITH A GREAT ASSIST!!!#UCL #ChampionsLeaguepic.twitter.com/AeC85XFUy7— Football Report (@FootballReprt) September 19, 2024