VIDEO/ Levandovski tregon fytyrën që kishte te Bajerni, Barcelona shkatërron kundërshtarin me poker golash

Barcelona ka marrë një fitore bindëse në “Kamp Nou”, aty ku ka mundur me poker golash Real Vajadolidin. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e thellë 4-0, me katalanasit që tregojnë versionin më të mirë të vetvetes. Një mbrëmje pozitive ishte kjo e sotmja edhe për Robert Levandovskin. Polaku tregon fytyrën që kishte te Bajerni, duke shënuar një dopietë në mitikun “Kamp Nou”.

Goli i parë u shënua në minutën e 24-t dhe mban firmën e Levandovskit, ndërsa në të 43-tën Pedri dyfishon shifrat. Polaku do të tregonte edhe një herë instiktin e tij vra.sës përpara porte, teksa në minutën e 65 e dërgon sërish topin në rrjetën e Vajadolidit. Serinë e golave e mbylli Serxhi Roberto, që në minutën e 92-të vulosi historinë e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online