VIDEO/ Levandovski i pandalshëm, dopieta e polakut dërgon Bajernin në finalen e Botërorit të Klubeve

Mbrëmjen e sotme është luajtur gjysmëfinalja mes Al Ahly dhe Bajern Mynih e vlefshme për Kupën e Botës për klube. Bavarezët kanë dominuar tërësisht egjiptianët, duke triumfuar me lehtësisht me shifrat 0-2.

Ishte pikërisht dopieta e Robert Levandovskit ajo që vendosi për fatin e këtij takimit, duke e dërguar Bajernin në finale. Sulmuesi polak ka qenë i pandalshëm këtë sezon dhe në atë të shkuarin, ku është shndërruar në një makineri të vërtetë golash.

Në finale Bajerni do të presë skuadrën e Tigres për të synuar një tjetër trofe në arkivën e vetë. Kujtojmë që kampionët e Gjermanisë kanë fituar çdo trofe të mundshëm një sezon më parë dhe Kupa e Botës për klube do të përmbushte gjithë koleksionin e kupave për ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online