Ermir Lenjani ka qenë fantastik këtë sezon me skaudrën e Sionit. Vendimi për ta riktheyr sërish në ekip pas problemeve financiare të klubit për shkak të pandemisë ka qenë më se i duhur. Futbollisti i kombëtares ka qenë përsëri protagonst në fushën e lojës, teksa në minutën e 34-t jep një asist të përsosur, që Uldrikis e kthen në gol.
Ky nuk do të ishte i vetmi gol i takimit, pasi në minutën e 94-t vjen edhe i dyti, duke bërë kështu që Sioni të marrë 3 pikët në transfertën me Zyrihun. Një fitore kjo që sjell me vete edhe shpresat për sigurimin e mbijetesës në elitën e Zvicrës për skuadrën helvete. Në stolin e Sionit ulet një njeri që me Lenjanin njihet mjaft mirë nga Kombëtarja shqiptare, Paolo Tramezani. Lojtari kuqezi ka nderuar në këtë mënyrë trajnerin, duke e mbajtur në lojë për objektivin e të qendruarit në Superligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/