Ermir Lenjani duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi shënoi një dopietë në mesjavë në ndeshjen ndaj Tunit, mbrojtësi ynë ka shënuar përsëri pasditen e sotme dhe këtë gjë e ka bërë vetëm për 11 sekonda.
Në sfidën që Sioni zhvillon përballë Lucernës në shtëpi, 29-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm 11 sekonda pas nisjes së lojës, teksa është futur drejt qendrës duke lëshuar një predhë me të djathtën.
Il ne fallait pas arriver en retard à Tourbillon! Le FC Sion a ouvert le score contre Lucerne après 11 secondes de jeu seulement, grâce à son homme en forme du moment Ermir Lenjani, lors de la 28e journée de RSL. pic.twitter.com/ObEUlQYmjE
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) April 7, 2019
Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Lenjanin, i cili po zhvillon një ndër sezonet më të mirë në karrierën e tij.