VIDEO/ Legjionarët dhe Kombëtare çdo fundjavë, shihni shpërthimin e komentatorit shqiptar në pritjen e penalltisë së Etrit Berishës ndaj Insigne

Ndryshe nga vitet e mëparshme ku duhej të shihnim vetëm Lacion për të parë Etrit Berishën dhe Lorik Canën, cilësia e lojtarëve shqiptarë është rritur ndjeshëm dhe ekipet ku luajnë këta elementë, janë nga më të mirat në Europë. Në Premier League shohim çdo fundjavë ndeshjet e Southampton, në La Liga shohim përballjet e Granadas dhe Espanjolit, ndërsa në Serinë A duhen parë të gjitha ndeshjet e javës, pasi ka realisht kaq shumë legjionarë.

Njëri prej tyre ka shkëlqyer në ditën e sotme, Etrit Berisha. Sigurisht, i vetëm nuk mund të arrinte asgjë përballë Napolit, por bëri maksimumin për ta mbajtur portën e paprekur. Madje arriti që t’i priste edhe një penallti Insigne, gjuajtje e cila nuk ishte aspak e lehtë për t’u evituar. Më poshtë mund të shihni edhe shpërthimin e komentatorit të Oversport, Gentjan Alinani, në momentin që Etrit Berisha reagon mirë ndaj lojtarit të Napolit. Kombëtare në çdo fundjavë, falë këtyre djemëve… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online