“Fiket Broja i Anglisë dhe ndizet i Shqipërisë”, por të dy nuk mund të fitojnë të vetëm

Armando Broja ka qenë kryefjala për të gjithë tifozët shqiptarë përgjatë këtij sezoni. Shpërthimi i tij në Premier League ka bërë që gjithë vëmendja të kthehej drejt ishullit britanik. Por ritmi ka rënë javët e fundit dhe Broja duket se është “fikur” në këtë fundsezoni.

Megjithatë një tjetër “Broja” është ndezur në Shqipëri. Fjala është për Xhuliano Skukën. Vetëm 23-vjeç dhe në sezonin e tij të parë në “Abissnet Superiore”, por po merr mbi supe peshën e sulmit të një klubi emblemë në futbollin tonë, Partizanit.

Skuka veshi fanellën e kuqe në muajin janar dhe që prej atëherë ka treguar vetëm rritje në lojën e tij. Golat e tij kanë dhënë një ndihmë të madhe në ngritjen e Partizanit në tabelën e renditjes dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm.

Klasin e tij e dëshmoi më shumë se kurrë ditën e somte, ku shuajti dyshimet edhe të atyre që kishin ende hije skepticizmi rreth tij. Një gol me roveshatë në derbin me Tiranën ishte prova e vetë 23-vjeçarit për të vërtetuar potencialin e madh që zotëron. Në rast se një gol i tillë do të shënohej në kampionatet e huaja padyshim që do të pushtonin titujt e gazetave më prestigjoze.

Por ashtu sikurse Broja i Southamptonit, as Skuka i Partizanit nuk mund ti fitojë dot ndeshjet i vetëm. Supergoli i tij nuk mjafton për të shtyrë përsëri festën e titullit për bardheblutë. Në fund të fundit futbollit është një sport ekipor dhe individi nuk mund të dalë gjithnjë mbi grupin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online