Interi ka marrë tre pikët kundër Kremonezes, të cilat tashmë e dërgojnë 10 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli. Një ndeshje e lehtë në letër, por në fushë ndodhi e kundërta. Vendasit kaluan të parët në avantazh. Okereke shtangu Onanën në minutën e 11 të takimit, kur tundi rrjetën me një gol spektakolar. Lautaro Martinez u përgjigj vetëm 10 minuta më pas, duke barazuar shifrat në pjesën e parë.
Në të dytën ishte përsëri argjentinasi ai që u shfaq për të shpëtuar Interin. Martinez shfrytëzon një asist nga Xheko dhe në minutën e 65 përmbys Kremonezen. Vetëm një minutë pas golit në fushë krijohen hapësirat edhe për Kristjan Asllanin. Inzagi vazhdon të çudisë me mesfushorin shqiptar, duke mos i dhënë mundësinë e të luajturit titullar as kundër një rivali si Kremoneze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lautaro Martinez second goal ?pic.twitter.com/QCDbcYLukS
— $ (@samirsynthesis) January 28, 2023