VIDEO | Lajpcigu “blindon” vendin e tretë, Gladbahu ka harruar të fitojë… në shtëpi!

Laipcigu ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në transfertë. 1-2 kundër Gladbahut të vendit të pestë dhe vendi i tretë i “blinduar”. Heroi i miqve është Marsel Halstenberg, autori i një dygolëshi. Kjo ishte fitorja e pestë rresht në kampionat për Laipcigun.

I pavlerë goli i francezit Plea për vendasit, të cilët mbesin një pikë më pak se Ajntrahti i Frankfurtit të vendit të katërt (ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar).

Gladbahu nuk arriti të shfrytëzonte këtë ndeshje për të marrë rezultat pozitiv dhe kualifikimi në Champions Ligë vështirësohet gjithnjë e më shumë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë pa fitore në shtëpi për ekipin e Dieter Heking.

Gladbah-Laipcig 1-2
Shënues: Plea 61’/ Halstenberg (pen) 17’, 53’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *