Laçi është shpërfytyruar në Superiore duke humbur në shtëpi nga Egnatia me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Paulaskas në minutën e 22. Pavarësisht se kishin të gjithë kohën në dispozicion për t’u kthyer, kurbinasit nuk arritën të reagonin për t’i shënuar kundërshtarëve. Madje Redi Kasa do të dyfishonte shifrat në fundin e pjesës së parë, por do të akordohej pozicion jashtë loje.
Në minutën e fundit do të akordohej penallti për vendasit, e cila do të anulohej sërish për pozicion jashtë loje pas rishikimit me VAR. Laçi vinte nga një ecuri e mirë dhe një fitore me Partizanin dhe tani humbet ndaj Egnatias. Nga krahu tjetër Kukësi ka fituar ndaj Kastriotit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i shënuar nga Basha në të 49 i dhuroi tre pikët ekipit të Hallaçit që pas shumë javësh largohet nga zona e ftohtë dhe lë Kastriotin në vendin e fundit. /Sport Ekspres/
Laci-Egnatia 0-1 Paulauskas 22′
Kukësi-Kastrioti 1-0 Basha 49′