Mbyllet “finalja” mes Korabit dhe Flamurtarit, fituesit e vërtetë të kësaj ndeshje gjenden në Korçë dhe Tiranë

Korabi dhe Flamurtarit kanë luajtur një “finale të parakohshme” mes dy ekipeve që kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshja e sotme është mbyllur në barazimin 1-1. Selmani do të shënonte për vendasit në minutën e 55 dhe Ramadani barazoi për vlonjatët në të 69. Fituesit e vërtetë të këtij takimi ndodhen në Tiranë dhe Korçë pasi ky rezultat i shkon përshtat Dinamos dhe Skënderbeut.

Kryeqytetasit kanë katër pikë më shumë se Flamurtari dhe Korabi që kanë grumbulluar 26 pikë deri tani, por edhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Nga krahu tjetër Skënderbeu ndodhet me kuotën e 26 pikë ashtu si Flamurtari dhe Korabi, por edhe kjo skuadër ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar. Bëhet fjalë për një përballje direkte mes Dinamos dhe Skënderbeut që do të sjellë jo pak emocione këtë javë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online