VIDEO/ Laçi shënon golin e sezonit, por nuk i mjafton për tre pikët! Erzeni i ndal hovin kurbinasve

Java e 32-të e “Abissnet Superiores” është mbyllur me duelin Laçi-Erzeni. Ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 1-1, me skuadrat që ndajnë nga një pikë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Përballja u zhbllokua në minutën e 28, kur Bibo shokoi Erzenin me një gol spektakolar. Gjuajtja e tij nga distanca nuk i dha asnjë mundësi portierit për të reaguar, duke shënuar kështu golin e sezonit në Superiore.

Por kaq nuk mjaftoi për të marrë në fund tre pikët. Erzeni barazon sërish në minutën e 58, kur Nonato shtyu topin në rrjetë, pas grushtimit të një gjuajtjeje të fuqishme nga Mehmeti. Erzeni i ndal hovin Laçit, që po përjeton një moment mjaft të mirë nën drejtimin e Stavri Nicës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online