Tirana-Laçi 2-0 Roganovic autogol 53′, Ignatovic 75′
Tirana ka fituar me shifrat 2-0 në takimin ndaj Laçit. Vetë kurbinasit kanë menduar për këtë triumf të bardhebluve me autogolat e tyre. Pjesa e parë kishte pak raste të rrezikshme, teksa veçohet rasti i humbur nga Ismajlgeci.
Por mbrojtja hermetike e Laçit u thye në pjesën e dytë. Roganovic do të shënonte autogol pas presionit të Xhixhës në minutën e 53, ndërsa Ignjatovic përsëriti të njëjtën gjë në të 73. Pas kësaj fitore është Tirana që merr kreun e “Abissnet Superiore” dhe Laçi që shkon në vendin e parafundit. /Sport Ekspres/
Tirana: Bekaj, Najdovski, Ismajgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo
Laçi: Dajsinani, Velkoski, Ignjatoviç, Roganoviç, Veliaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Mazrekaj, Zarubica, Guindo