VIDEO/ Laçi fiton me Partizanin mes emocioneve, Tirana vuan ndaj Egnatias dhe merr kreun e Superiores, Vllaznia mund Kukësin në transfertë

Pak më parë janë mbyllur edhe tre ndeshjet e Superiores të programuara për ditën e sotme. Tirana është kthyer që të marrë kreun e Superiores pasi ka mundur Egnatian 1-0. Ekipi i Duros ka qenë fantastik edhe sot në transfertë ndaj kampionëve aktual, por pa dalë me pikë. Pjesa e parë u mbyll pa raste nga të dyja ekipet. Patrik do të shënonte në të 50. Menjëherë pas kësaj, miqtë ishin në kontroll të lojës dhe do të barazonin në të 74 me De Large, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër Partizani ka marrë humbjen e dytë radhazi. Të kuqtë janë mundur në transfertë falë golit të Ujkës me goditjen e dënimit, në minutën e 17 të ndeshjes. Kryeqytetasit ishin ‘të fikur” edhe në pjesën e dytë, teksa vendasit shpërdoruan shumë raste. Një shtyllë në minutat e fundit do t’i jepte emocione të mëdha ndeshjes për një barazim të mundshëm, i cili nuk ndodhi. Ndërkohë edhe Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit me shifrat 0-1. Goli i vetëm erdhi nga Hakaj, që realizoi një kryevepër të vërtetë në minutën e 43. Verilindorën shpërdoruan rast të pastër me Barbosën për të barazuar në minutat e fundit. /Sport Ekspres/

Kukësi-Vllaznia 0-1 Hakaj 43′

Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Meksi, Gj. Taipi,  Abdou, Haxhiu, Basha, Giasi, Daci. Trajner: Enkeleid Dobi

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku. Trajner: Mirel Josa

Tirana-Egnatia 1-0 Patrik 50′

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratce, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Limaj, Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

Egnatia: Sherri, Agbekpornu, Atanda, Malota, Fangaj, Hamzat, Mëllugja, Fernando, Musta, Delarzh, Camaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Laci-Partizani 1-0 Ujka 17′

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Borysiuk, Ujka, Spahiu, Cucin, Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Dejan Vukiçeviç

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Bitri, Hadroj, Hodo, Telushi, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka. Trajner: Giovanni Colella

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online